Në Itali është kryefjala e merkatos së futbollistëve, zëra të cilët një herë e çojnë drejt Barcelonës e një herë drejt Paris Saint Germain, emgjithëse Adriano Galliani dhe agjenti i tij konfirmuan qëndrimin te Milan, të paktën edhe për sezonin tjetër.
Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Thiago Silva, i cili është duke vuajtur dëmtimin e marrë në ndeshjen e humbur miqësore përballë Meksikës për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë.
Mbrojtësi i Seleçaos është në dyshim edhe për miqësoren e 9 qershorit përballë Argjentinës në New Jersey pasi nuk është stërvitur prej 3 ditësh me grupin.
Sidoqoftë, mjekët brazilianë janë optimistë pasu në ekzaminimet që janë kryer nuk ka rezultuar asgjë për tu shqetësuar.
Në rast të një mosrekuperimi, vendin e tij do e zerë i riu Bruno Uvini.