Ronaldo: Shpresoj Spanja ta fitojë Euron

Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron që Spanja ta fitojë kampionatin evropian Euro 2012, pasi ka shumë shokë te kjo përfaqësuese.
Ronaldo dhe Portugalia u eliminuan pikërisht nga Spanja në gjysmëfinalen e mbrëmshme pasi barazuan pa gola por ishim më të pafat në gjuajtjen e penaltive. Madje Ronaldo nuk pati shans as ta gjuajë penaltinë e tij, pasi ishte pajtuar të dilte para golit në herën e pestë.

“Unë do ta shutoja penaltinë e pestë, por ne i humbëm dy. Ishte rezultat i një bisede me trajnerin. Ai më tha: ‘Dëshiron ta gjuash të pestën?’ dhe i thash ‘Po’. Ndonjëherë e gjuaj të parën, të dytën ose të tretën. U pajtova vet ta gjuaj të pestën”.

“Shpresoj Spanja ta fitojë garën tash, pasi kam shumë shokë atje dhe luaj atje dhe do të jetë një finale e vështirë për ta. U ndjeva shumë normal kundër lojtarëve të Real Madridit. Në fushë ne nuk jemi miq, por jashtë fushe po”, ka thënë Ronaldo.