Rosicky: Na mposhtën me kundërsulme


Mesfushori çek, Tomas Rosicky, e ka lëvduar lojën e bazuar në kundërsulme të Rusisë, pas humbjes prej 4-1 që i shkaktoi përfaqësueses së tij të premten.
“Dëshironim të ishim aktivë që nga fillimi, të përfshiheshim në sulm, mirëpo ne dështuam sa herë që humbëm topin, ndërsa kundërsulmet e Rusisë ishin shumë të vështira për t’u ndalur nga ne”.
“Ishte një fazë në fillim të lojës kur nuk ishim të frikësuar, kishim rastet tona dhe ishim skuadra më e mirë”.
“Me rezultat prej 2-0 në pjesën e parë, nuk mundëm të përballeshim me kundërsulmet në pjesën e mbetur të takimit. Në ndeshjet tona të radhës do të tregojmë se sa të mirë jemi”, ka thënë lojtari i Arsenalit.