S’ka ndarje Real-Barcelona


Ekipi i Spanjës është i bashkuar dhe nuk ekzistojnë ndarje mes futbollistëve të Real Madridit dhe atyre të Barcelonës, ka thënë mbrojtësi i Realit, Alvaro Arbeloa.
29 vjeçari, anëtar i ekipeve të Spanjës që triumfuan në Euro 2008 dhe Kampionatin botëror 2010 iu kundërpërgjigj asaj që kishte thënë mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez se ekziston një raport i tensionuar mes të dyja skuadrave.
“Jo, nuk ka ndarje. Marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira. Ne dimë të ndajmë përkushtimin tonë mes klubit dhe Kombëtares sepse këtu kemi një synim të përbashkët, të mbrojmë titullin e Evropës”, deklaroi ai.