Futbolli rumun është përfshirë në një skandal të ri në trukimin e ndeshjeve. Në ligën e 4 të futbollit rumun zhvillohej xhiroja e fundit ndërsa 2 skuadrat po kërkonin futjen në ligë me fitore bindëse. Skuadrës FC Puiesti i nevojitej një fitore me 6 gola epërsi ndaj skuadrës AS Sislau për të siguruar hyrjen në ligë ndërsa atë e fitoj me rezultat katastrofal prej 36 me 2..
Por këtë se lejoj skuadra tjetër Vionta Lanuri e cila në ndeshjen me skuadrën Luciu fitoj me rezultat qesharak 34 me 1. Ndërsa skuadra Unirea Stalpu për të mbijetuar i duhej një barazim me shumë gola, dhe në fund barazoj me një skuadër tjetër me rezultat 7 me 7. Mësohet se shumë persona kishin vënë baste për këto ndeshje duke bërë trukim ndeshjesh ashiqare.