Ja cila eshte menyra e vetme per te ndalur Iniesten (Foto)

Andres Iniesta vazhdon të bëjë show në Kampionatin Evropian me përfaqësuesen e Spanjës. Ylli i Barcelonës është vlerësuar në të tri ndeshjet si më i miri i Spanjës. Edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë, Iniesta udhëheqi Spanjën drejtë fitores së radhës duke qenë lojtari më i rrezikshëm për mbrojtjen
Për ta ndalur Iniestën mbrojtjet kundërshtare po e aplikojnë një formulë e cila “s”po i’u pi ujë. Italia ishte e para e cila aplikoj një skemë të tillë kur pranë Iniestës shpeshherë 5 lojtarë për ta markuar atë.
Edhe Irlanda u mundua me një skemë të tillë por që totalisht nuk bëri punë. Kroacia ishte skuadra që e arriti pak a shumë të ndal fantazistin spanjoll, por në fund prapë ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke asistur edhe në golin e fitores.