Spanjë-Itali, në tribunë edhe Mourinho

Do të jetë edhe trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho në triubën e stadiumit Danzica nesër pasdite për të ndjekur nga afër supersfidën e Euro2012, Spanjë-Itali. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku luzitan nëpërmjet faqes zyrtare në internet të Real Madrid.

"Besoj se duhet të jem përkrah futbollistëve të mi në një ndeshje kaq delikate. Sigurisht që duke qënë portugez uroj të fitojë Kombëtarja e vendit tim por gjithsesi do të mbështes futbollistët e mi", deklaron Jose Mourinho

Ndeshja Spanjë-Itali e vlefhme për Grupin C të Euro 2012 luhet nesër në orën 18:00.