Kaka refuzon të gjitha ofertat për skuadrën e zemrës !


Leite Kaka dëshiron të largohet nga Real Madridi për tu kthyer në Milan. E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të hënën se mesfushori është i gatshëm të largohet nga gjiganti madrilen ku nuk zë vend në formacionin bazë të ekipit të Jose Mourinhos.
Ylli brazilian tashmë ka refuzuar oferta nga Los Angeles Galaxy dhe Guangzhou Evergrande duke ruajtur mundësinë e rikthimit në skuadrën e tij të zemrës “Milan” , ku luajti gjatë periudhës 2003-2009 para transferimit në Real Madrid për 68.5 milionë euro.
Në Real, ai përfiton 10 milionë euro në vit.