Mancini-City, "dashuria" zgjat edhe 5 vjet

Menaxheri i Manchester City-t, italiani Roberto Mancini ka nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare me kampionët e Premier League angleze. 


Mancini zëvendësoi Mark Hughes në krye të City-t në dhjetor të vitit 2009, duke e drejtuar ekpin në fitimin e Kupës FA në 2011.

Një vit më vonë, City nën drejtimin e italianit siguroi titullin e parë kampion që nga viti 1968. 

Manchester City është një ekip fantastik futbolli”, deklaroi Mancini për sajtin zyrtar të klubit. “Jam duke parë përpara për sfida dhe emocione të reja”. 

“Unë jam i kënaqur që do të jem në gjendje të vë në zbatim gjithë aftësitë e mia për të Manchester City-n edhe për pesë vite të tjera. Mundësitë janë reale për të ecur para me suksesin tonë”, shtoi ai.