Zyrtare: Elia lojtar i Werderit

Eljero Elia ka kompletuar transferimin e tij nga Juventusi te Werder Bremeni për një shumë prej 5.5 milionë euro.
25-vjeçari dështoi të depërtojë në ekipin e parë të trajnerit Antonio Conte që kur u transferua në Torino nga Hamburgu verën e kaluar, dhe tashmë një kohë është lidhur me një rikthim në Bundesliga.
“Kam pasur disa oferta nga Anglia dhe Bundesliga. Megjithatë, kam zgjedhur Werderin pasi kam një ndjenjë të mirë këtu”.
“Werder është ekip ofensiv dhe kjo më përshtatet mua. Bundesliga është një prej ligave më të fuqishme dhe mezi pres të filloj sezonin”.
“Skuadrat janë më sulmuese këtu dhe aftësitë e mia do të përshtaten më mirë. Ishte vështirë në Itali, ku ekipet janë më shumë të shqetësuara për një mbrojtje të qëndrueshme”, ka thënë Elia për faqen zyrtare të Werderit. /