Në tri ndeshje miqësore të zhvilluar deri tani kundër Gjeorgjisë, Shqipëria nuk ka mundur të fitojë asnjë. Dy barazime dhe një humbje është bilanci me gjeorgjianët, edhe pse dy prej ndeshjeve janë luajtur në “Qemal Stafa”. Kështu, në turneun ndërkombëtar “Kupa Rothmans”, të zhvilluar në Maltë, në shkurt të vitit 2008, Shqipëria, atëherë e drejtuar nga Astrit Hafizi, humbi 3-0 (8 shkurt 2008). Në miqësoren e 22 marsit 2006, Kombëtarja e drejtuar nga Hans-Peter Brigel barazoi 0-0 në “Qemal Stafa”, pikërisht në ndeshjen e fundit të gjermanit në bankinën e Shqipërisë.
Në miqësoren e 10 qershorit 2009, Shqipëria sërish dështoi të fitonte ndaj miqve gjeorgjinë. Në impiantin ndërkombëtar të kryeqytetit ndeshja u mbyll 1-1 (gol i Ansi Agollit) dhe kombëtarja drejtohej nga Josip Kuzhe.
Në 8 ndeshjet zyrtare kundër Gjeorgjisë, kemi fituar 3 dhe pësuar 5 humbje