
27-vjeçari ka mbetur jashtë ekipit kombëtar për herë të parë në pesë vjet, si rezultat i formës së dobët dhe mungesës së golave me Chelsea këtë sezon. Torres ka shënuar vetëm pesë gola në të gjitha garat për blutë, pas mbërritjes në “Stamford Bridge” në janar të vitit të kaluar për një tarifë të majme financiare prej 58.5 milionë eurosh.
Del Bosque thotë se ai thjesht nuk mund ta justifikonte përfshirjen e Torresit në listën prej 24 lojtarësh për miqësoren me Venezuelën, përpara të tjerëve, si Iker Muniain, Roberto Soldado, Fernando Llorente dhe Alvaro Negredo.
“Ai është një djalosh, që ne e vlerësojmë shumë. Ishte e dhimbshme për mua për ta lënë Torresin jashtë, por kam kërkuar që të jem i drejtë me të gjithë, – ka thënë ish-trajneri i Real Madridit. – Lojërat e tij kohët e fundit kanë qenë të parregullta dhe të pakta.
Është gjithmonë një problem kur një sulmues nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Kjo e bën të vështirë situatën për ta. Ne shohim se ka një çështje në rastin e Fernando Torresit. Nuk kemi qenë në kontakt me Fernandon, në mënyrë të përditshme, por ka ende kohë dhe dhe shanse për të, për ta gjetur kontaktin me golin dhe rrjedhimisht edhe me kombëtaren para nisjes së finaleve të Europianit.
Me David Villa, ende të dëmtuar, me këmbën e thyer, Del Bosque ka pranuar se humbja e formës nga ana e Torresit nuk është dicka ideale për Spanjën, para “Euro 2012”.
“Për cdo lojtar është më mirë në qoftë se ekipi i tij është duke luajtur mirë dhe sistemi është duke punuar. Nëse gjërat janë duke shkuar mirë në një klub, ky është një mjedis shumë më i mirë për të punuar. Ne e kemi shikuar Fernando Torresin në klubin e tij se si është duke luftuar për të rigjetur formën sportive. Ai është entuziast. Shpresojmë se në katër muajt e ardhshëm ai mund të fillojë të jetë rezultativ dhe ne të marrim një vendim për pozicionin e tij në kombëtare, bazuar mbi atë se cfarë do të bëjë në këtë kohë. Gjërat nuk po shkojnë mirë për të, por situata mund të kthehet shpejt,” – ka shtuar Del Boske.
Torres ka shënuar 27 gola në 91 paraqitje për vendin e tij, duke përfshirë edhe golin fitues në finalen e “Euro 2008”, ndaj Gjermanisë.