Interi njihet si klubi i blerjeve të shtrenjta dhe lojtarëve të konfirmuar, disa herë të suksesshme e shumë herë zhgënjyese. Gjithsesi, Massimo Moratti ka vendosur të ndryshojë taktikë. E ardhmja e zikaltërve do të jetë e përbërë nga lojtarë cilësorë, por të rinj në moshë dhe të aftë për të përballuar fizikisht një sezon të plotë. Ekipi ka nevojë për një revolucion të gjerë, për shkak të moshës së lartë të titullarëve aktualë. Sikur të mos mjaftojë kjo, skuadra po vuan edhe “ligjin” e bërë nga veteranët e saj, dikush për mosmarrëveshje me trajnerin dhe dikush i mërzitur nga largimet që bënë drejtuesit në merkato.
Megjithatë, arsyeja kryesore e krizës në rezultate është pa diskutim rendimenti i ulët fizik, si pasojë e moshës së madhe të lojtarëve. Në merkaton e verës, Masimo Morati dhe bashkëpunëtorët e tij do të kenë një axhendë mjaft të ngjeshur, për shitje e blerje masive të futbollistëve.
Ja cilët mund të jenë zikaltrit e ardshëm:
Ian Verthongen - Ajax
Kucka -Genoa
Fernando - Porto
Hummels - Borussia Dortmund
Sandro - Tottenham
Mario Gotze - B.Dortmund
Eden Hazard - Lille
Giuseppe Rossi - Villareal
Ezequiel Lavezzi - Napoli