Barcelona heq dorë nga Bale

Sipas asaj që raporton "Marca", Barcelona ka hequr dorë nga tratativat për të sjellë në Camp Nou, sezonin e ardhshëm mëngjarashin uellsian të Tottenham, Gareth Bale. Shkak mësohet të jetë bërë shifra e lartë që kërkon klubi londinez për 22-vjeçarin, shifër që kap vlerën e 30 milionë eurove.

Për shkak të këtij dështimi në merkato, klubi katalanas duhet të mendojë për zgjedhje të reja dhe për momentin ka në mendje dy emra për rinovimin e repartit të saj difensiv.

Bëhet fjalë për katalanasin e Valencias, Jordi Alba dhe për brazilianin e Milan, Thiago Silva.

Të presim sezonin e ardhshëm dhe të shohim se kush prej tyre do të vishet blaugrana.