rajneri i Kombëtares italiane të futbollit, Cesare Prandelli, thotë se ndeshja derbi e kësaj fundjave në Seria A mes Milanit dhe Juventusit nuk do të jetë vendimtare në garën për titull.
Kuqezinjtë aktualisht kanë një pikë më shumë se torinezët, të cilët megjithatë kanë një ndeshje më pak, dhe të besuarit e trajnerit Massimilliano Allegri mund ta shtojnë avantazhin nëse nxjerrin pikë të plota nga ndeshja e nesërme.
“Sipas mendimit tim, është ende herët të flitet për një ndeshje vendimtare. Sezoni do të jetë ende i gjatë dhe këto dy skuadra do të luftojnë për titull deri në fund”. Si Milani ashtu edhe Juventusi kanë qenë skuadra shumë të qëndrueshme këtë sezon, dhe kanë një identitet mirë të definuar. Pres një ndeshje të ekuilibruar. Këtë vit Serie A është shumë intriguese”, deklaroi Prandelli.