“Devid Bekam ka vdekur pas një aksidenti automobilistik në “Interstate 80″ . Ai po ngiste makinën e një miku të vet me mbi 150 kilometra në orë, ndërkohë që kufiri i shpejtësisë ishte 90 km/orë. Futbollisti humbi kontrollin e veturës, që bëri disa rrotullime në ajër para se të përplasej në tokë.” Ky ishte lajmi i publikuar nga sajti “Global Associated Neës”, lajm i cili u përhap me shpejtës nga miliona fansa duke e shpërndarë njoftimin në statuset e tyre në rrjetet sociale. Lajmi përmbante hollësi pa fund, ç’ka bëri që të besohej se mesfushori anglez kishte vdekur vërtetë. Mes të tjerash flitej edhe për funeralin, ku thuhej se arkivoli do të qëndronte i mbyllur sipas dëshirës së familjarëve, për shkak të dëmtimeve të shumta që Bekam kishte pësuar në kokë.Uebsajti që publikoi lajmin është cilësuar si burimi më i madh i lajmeve të pavërteta rreth njerëzve të famshëm, sepse në të kaluarën ka shpikur plot histori të rreme. Por ndërsa tymnaja rreth lajmit vazhdonte, ishte vetë Devid Bekam ai që përgënjeshtroi gjithçka pak orë më pas. Mesfushori luajti dhe humbi 1-0 me Los Anxheles Galaksi në Kosta Rika kundër Alahuelenses, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Amerikës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave të Bekamit në mbarë botën, që në rrjetet sociale kanë shprehur zemërimin e tyre rreth lajmit të shpikur
