Vdes në aksident portieri i kombëtares sllovake Frantisek Bohac


Portieri i kombëtares sllovake në futboll, Frantisek Bohac, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti me veturën e tij personale. Portieri 22 vjeçar ishte pjestarë i rregullt i Sllovakisë, si dhe pjesë e skuadrës Tatran Presov.

Ai vdiq pasi me veturën e tij Audi A4 u përplas me një kamion pas rikthimit nga seanca stërvitore. Bohac konsiderohej talent i futbollit sllovak dhe së fundmi për të kishin shprehur interesim disa klube të mëdha nga Bundesliga si dhe skuadra nga Premierliga angleze