skip to main |
skip to sidebar
Bogdani, blerja më e suksesshme e Serie A
Surprizuese apo jo, deri më sot është Erjon Bogdani blerja më e mirë e Serisë A gjatë merkatos së janarit, sa u përket sulmuesve që ndërruan ekip në dimër. Qendërsulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka realizuar dy gola me Sienën në 168 minuta lojë me këtë skuadër. Askush më mirë se ai (ndër ata që ndërruan ekip) nuk ka qenë efikas. Nëse llogarit këtu se paguhet shumë më pak se disa emra të mëdhenj, atëherë statistikat kurorëzojnë vetëm gjigantin kuqezi. Nga dy gola kanë shënuar edhe Pinija (në 444 minuta) me Skulin (në 590 minuta), por sërish ata mbeten pas Bogdanit. Sa u përket atyre që kanë shënuar nga 1 gol deri tani, janë: Iakuinta, që i zuri vendin shqiptarit te Cesena, Karaciolo, Maskara, Gilardino, Maxi Lopez dhe Okaka. Por, ka edhe më keq akoma. Ka edhe nga ata që megjithëse marrin nga një thes me para, nuk kanë shënuar asnjë gol deri tani, si Amauri, Bojinov, Edu Vargas, Seferoviç, Alfaro etj.