
Pas muajve të tërë spekulimesh, trajneri i Manchester City pranoi publikisht interesimin e “qytetarëve” për 28-vjeçarin hollandez, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. “Van Persie është lideri i klubit dhe më duhet ta specifikoj për disa se kapiteni ynë nuk është në shitje. Kontrata e tij përfundon në vitin 2013 dhe Robin është një profesionist, i cili ka për synim ta përmbushë atë”, – nënvizoi i revoltuar trajneri francez i londinezëve.
Nga ana tjetër, Wenger konfirmoi se për sa kohë klubi nuk e ka zyrtarizuar blerjen e Lukas Podolskit, kjo tregon se firma me sulmuesin gjerman të Koln nuk ishte arritur akoma, edhe pse gjithçka duket e përfunduar.