Emra të rinj për mesfushën e Milan


Rri ose largohet Marc Van Bommel kjo pak rëndësi ka pasi në mesfushën e Milan për sezonin e ardhshëm do të ketë përforcime të reja. Me Rivardo Montolivo i cili tashmë duket se është lojtar i kuqezinjëve, drejtuesit e kampionëve të Italisë po kërkojnë emra të rinjë.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", kuqezinjtë kanë hedhur sytë mbi mesfushorin e Manchester City, hollandezi Nigel De Jong, i cili ndiqet me interes edhe nga Inter. 27-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në 2013, preferon të largohet drejt Serie A. Ndërkohë, trajneri Roberto Mancini mund ta linte të lirë hollandezin nëse siguronte për sezonin tjetër një mesfushor të ri.

Emrat e tjerë që përmenden nga gazeta italiane janë edhe dy mesfushorët e Barcelonës: Javier Mascherano dhe Seydou Keita, të cilët prej kohësh ndiqen nga Milan.

Tashmë duhet pritur fundi i sezonit për të mësuar se kush do të jetë mesfushori i ri i skuadrës kuqezi.