Barbara mbajti Thiagon te Milan

Ka qenë një projekt prej 18 faqesh, i ndërtuar nga vajza e presidentit të Milanit, SilvioBerlusconi, i cili ka bërë të mundur qëndrimin e ThiagoSilvës në Milano. Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet brazilianit dhe francezëve të PSG-së, Adriano Galliani ishte nisur për në Paris për të mbyllur tratativat por, pikërisht disa orë përpara hedhjes së firmave, në tavolinën e presidentit tëMilanit, Silvio Berlusconi, vjen një projekt i studiuar dhe i redaktuar nga Barbara Berlusconi

Presidenti kuqezi, i bindur nga projekti i së bijës, i telefonon administratorit të klubit kuqezi të tërhiqet nga bisedimet. Pas këtij lajmi, edhe investitori arab duket më larg, sepse me sa duket e ardhmja e Milanit do të jetë nën drejtimin e Barbara Berluskonit.

Vajza e presidentit kuqezi ka sjellë ide të reja marketingu, të cilat priten ta nxjerrin Milanin nga kriza ekonomike. Pikërisht për këtë motiv ajo vendosi të mos e shiste Thiago Silvën, apo yjet e tjerë të kampit kuqezi.