Sondazhi, italianët duan Ukrainën në çerekfinale

Italia e Cesare Prandellit ia doli, përpos frikës së madhe për një "biskotë" mes Kroacisë dhe Spanjës, Axurrët arritën në çerekfinalet e Euro 2012 ku do të presë të parën e Grupit D: (Francë, Angli ose Ukrainë).

Portali italian, Calciomercato.it, në një sondazh të zhvilluar në faqen e tij në Facebook, ka testuar preferencat e tifozëve italianë.

Sipas sondazhit, italianët preferojnë Ukrainën e Shevchenkos rival në çerekfinale, më shumë se Francadhe Anglia, megjithëse ukrainasit luajnë në shtëpinë e tyre.

Megjithatë, përpos kësaj, shanset më të mëdha për të dalë e para e Grupit i ka Franca, e cila luan sot përballë Suedisë të dalë tashmë.