Qepe Mario! (VIDEO)


Kushdo që ka ndjekur dje në mbërmje ndeshjen Itali-Irlandë e ka shijuar golin e bukur tëMario Balotellit por edhe është habitur nga ai reagim "allaMario" pas shënimit të golit. Sulmuesi axurr, i njohur për karakterin e tij të brishtë, tentoi të nxirrte fjalë të pahijshme nga goja e tij por nuk u lejuar nga shoku i tij i skuadrës, Leonardo Bonucci.

Sipas mbrojtësit italian, Balotelli ishte duke sharë në anglisht me fjalët Bir K.... dhe për të mos e ndërlikuar situatën më tej i vendosi duart në gojë si për të thënë "Mario qepe".

Supozohet që vreri i Balotellit të ketë qënë o ndaj Cesare Prandellit që e uli në stol ose ndaj tifozëve irlandezë që e ofenduan gjatë nxehjes. 

Gjithsesi, italiani i Manchester City tregoi edhe një herë se është një karakter problematik, gjë që nuk i pëlqeu as Thiago Motta-s, i cili i foli ashpër pas gjestit të tij.