Përfundon Evropiani për Papadopoulos


Përfundon ende pa nisur mirë Kampionati Evropian për Avraam Papadopoulos. Mbrojtësi grek humbet eventin më të rëndësishëm të futbollit për shkak dëmtimi por mungesa e tij në fushat e blerta do të jetë e gjatë, plot 7 muaj.
. Papadopoulos pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 37-të në takimin e Varshavës ndaj vendasve të Polonisë, dhe skanerat treguan këputjen e ligamentit të gjurit të djathtë që do të thotë se lojtari i Olympiacos do të operohet siç e konfirmon edhe Federata Greke.
Ky është lajm i keq për teknikun Santos jo vetëm sepse humbet titullarin e mbrojtjes por edhe sepse në ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, lojtarët e prapavijës do t’i ketë me pakicë, pasi do të mungojë edhe Sokratis Papastathopoulos që u nxorr me të kuq po në ndeshjen me Poloninë.