Emiri i Dubait viziton Milanin

Javë shumë e rëndësishme ajo që po vjen për klubin e Milan. Të enjten e të prmten e javës së ardhshme Mohammed bin Rashid Al Maktum, kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Emir i Dubait, do të jetë nëMilano për të takuar presidentin e kuqezinjëve, Silvio Berlusconi.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", në darkën e takimit do të jetë edhe Administratori i Deleguar iMilan, Adriano Galliani

Pjesë e bisedimeve mendohet të jetë edhe gjëndja financiare e klubit pasi në majin e 2009-ës Al Maktum donte të blinte 35 % të aksioneve të Milan me një vlerë prej 500 milionë eurosh.