Greqi-Çeki, formacionet

Sot në orën 18:00 luhet ndeshja e parë e raundit të dytë të Euro 2012 dhe njëkohësisht e Grupit A, Greqi-Çeki. Skuadra helene barazoi 1 me 1 kundër Polonisë në ndeshjen hapëse, ndërsa Çekia u shkatërrua 1 me 4 nga Rusia.

Prandaj, të dy skaudrat sot do të tentojnë fitoren nëse duan të vazhdojnë edhe më tej aventurën në Euro 2012. Ndeshja pritet të jetë e fortë edhe pse Greqia vuan mungesat e tre titullarëve në ndeshjen e sotme. Nga ana tjetër,Çekia do të tentojë të bëjë autokritikë për ndeshjen e parë dhe një fitore e saj do ta mbante në lojë për më tej. 
Formacionet:

GREQIA: Chalkias; Torosidis; Maniatis; Papadopulos; Holebas; Fortounis; Katsouranis; Karagouinis; Salpingidis; Gekas; Samaras. Tr: F.Santos

ÇEKIA: Cech; Selassie; Sivoc; Kadlec; Limbersky; Plasil; Jiracek; Hubschman; Rosicky; Pilar; Baros. Tr: M.Bilek

ARBITËR: Stephan Lannoy (FRANCË)

STADIUM: Miejski, Wroclaw (POLONI)