Lajm i bujshëm merkatoje vjen nga Spanja, sipas të cilave Real Madrid është gati të shesë me parametra 0 yllin brazilian, Ricardo Kaka. Ish milanisti, i cili fiton 10 milionë euro në sezonme Los Blancos, ka kaluar njësezon të dobët dhe për këtë drejtuesit e kampionëve të Spanjës po kërkojnë ta shesin sa më parë.
Në këtë pikë, dyshja drejtuese e Milan: Silvio Berlusconi dheAdriano Galliani po mendojnë rikthimin e Kaka në Milano, pasi kjo gjë pëlqehet edhe nga vetë futbollisti.
Por kuqezinjtë më parë duhet të zgjidhin dy probleme: konkurrencën e Paris Saint Germain dhe rrogën e lartë të brazilianit.